Kur kanë mbetur edhe 50 kuti për t’u numëruar për këshillin bashkiak të Tiranës, epërsia e socialistëve në numra është e dukshme, në raport me kundërshtarët.
Kështu përqindja e përkthyer në numra këshilltarët për të gjitha forcat politike në Tiranës është si vijon:
PS-34 këshilltarë bashkiakë
Bashkë Fitojmë-16 këshilltarë
Partia Republikane-1 këshilltar
PSD e Tom Doshit-2 këshilltarë
PD-4 këshilltarë
LZHK-1 këshilltar
Nisma Thurje-1 këshilltar
Lëvizja Bashkë-1 këshilltar
Sa i takon numërimit të votave për kryetar, Veliaj u shpall fitues me një diferencë të madhe nga kundërshtari i tij kryesor Belind Këlliçi.
Diferenca mes tyre ishte më shumë se 58 mijë vota. Ndërkohë i treti në listë u rendit Arlind Qorri e pas tij Roland Bejko, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Demokratike. /Faxweb.al