Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

PS ‘braktis’ kryebashkiakët! Balla i ashpër: Kush nuk deklaron të kaluarën të ndëshkohet më ashpër

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli pas takimit të kryesisë në selin rozë ku pasi tregoi një pjesë të axhendës së kësaj mbledhjeje, tregoi gjithashtu edhe hapat që do të merren për rikthimin e normalitetit sipas tij në bashkinë më të madhe në Veri të vendit, atë të Shkodrës.

Balla ka folur edhe për rastin e Vladrin Pjetrit të cilën e ka konsideruar si përgjegjësi personale, por interesit të medias për Kajmakun ka preferuar komentojë duke dhënë një paralajmërim të fortë.

Balla tha se kush ka mashtruar me dekriminalizimin dhe kush nuk deklaron të shkruarën e tij duhet të përballet me ligje më të ashpra.

Pjesë nga deklarata e Taulant Ballës para selisë së PS-së për gazetarë:

Faleminderit edhe për pritjen deri më tani. Kishim një mbledhje tërësisht të fokusuar tek një prezantim të një axhende pune intensive të regjistrit të anëtarësisë së partisë që i paraprin procesit zgjedhor të partisë për zgjedhjen e strukturave të reja.

Jemi në një proces të vazhdueshëm rikonstrukturimi. Gjithashtu ne kemi menduar që në Shkodër të ndërmarrim një hap ristrukturimi, për të pasur një vëmendje të veçantë njësoj si unë personalisht por gjithë sekretariati dhe jam shpresëplotë që do të ndërtojmë një model konkurues ashtu siç i ka hije Shkodrës loce.

Nuk e kam dëgjuar çfarë ka thënë zoti Bushati, natyrisht brenda PS ka qëndrime të ndryshme. Por në rastin e Valdrin Pjetrit për shkak të një përgjegjësie tërësisht personale nuk u betua në detyrën të cilën e votoi populli I Shkodrës. Rama ka shprehur edhe sot që çdo përgjegjësi personale të personave që nuk deklarojnë të shkuarën e tyre, ne ta ashpërsojmë, dhe përmes ligjit të ndëshkohet më ashpër.

Ne ia besuam drejtimin e bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetrit dhe e fituam, por largimi i tij është përgjegjësi personale, dhe çdo kush do të mbajë përgjegjësitë e veta për veprimet e tij. Ne nuk do ti dalim kurrë në mbrojtje askujt për përgjegjësitë që mund të ketë para ligjit.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *