Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Fierit u sulmuan me gurë duke dëmtuar xhamat, zyrat elektorale të PS dhe PDIU. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit, ndërkohë që xhamat e thyer u konstatuan nga punonjës të policisë.
Bashkëkryetari i shtabit elektoral të PS-së në lagjen 1 Maji, Aljosha Doko, tha se veprimi i thyerjes së zyrave ishte i turpshëm, dhe drejtoi gishtin nga kundërshtarët, edhe pse nuk pranoi që të thoshte emra.
Por i riu që sulmoi zyrën e PS e kishte postuar veprimin e tij online. Ai e dërgoi videon e mëposhtme te JOQ me mesazhin e tij kundër Rilindjes.
‘Përshëndetje JOQ, këtu jemi në Fier te një dyqan i Rilindjes, kemi për t’i q*** motrën Edi Ramës, dhe Rilindjes dhe atyre që e shesin votën. Motrën o Edi Rama. Këtu jemi në Fier te një dyqan i PDIU-së, këta janë klyshat që na vjedhin, ua bëfsha vrima vrima, kam për t’iua q… ropt.
Këtu kemi një tjetër dyqan gjakpirësash, pak metra më tutje është qendra e Fierit, ku është Edi Rama?! Këtë shembull duhet ta marrin të gjithë shqiotarët, të shkatërrojmë selitë e PS-së, PD-së, PDIU-së, të të gjitha partive’, shprehet i riu në video.
(E.K/Faxweb.al)