Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

PS akuza famijes Basha: Kunati zotëron 6 kompani

Partia Socialiste përmes një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj familjes së kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Deputetja e PS-së Klotilda Ferhati tha se kunati i Bashës, Erjon Isufi zotëron 6 kompani. Gjithashtu sipas saj biznese të shumta derdhin llogari në emër të Lulzim Bashës.

“Lideri i opozitë doli në televizion dhe mashtroi publikun, kunati i tij, Erjon Isufi zotëron 6  kompani të mëdha reklamash. Një rrjet kompanish, që fitojnë mori të ardhurash, por në fund deklarojnë se fitojnë sa bizneset e vogla”, tha ajo.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të PD-së në lidhje me strategjinë se si duhet kontrolluar të ardhurat e firmave, ajo theksoi: “Kunati i Bashës pasurohet çdo ditë, sepse po përdorin dy standarde. A thua vallë kunati i Lulzim Bashës kërkon të marrë më shumë dhe për këtë do të përdor altoparlantin e Partisë Demokratike. Ne nuk mund të lejojmë lojën me maskat të PD-së. Koha e rrumpallës dhe e grabitjes së bizneseve ka marrë fund”, shtoi Ferhati. (B.H/Faxweb)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close