Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Prurjet e LSI-së në Kuvend, gati krijimi i grupit parlamentar

Në një kohë kur prurjet në Kuvend nga ana e listave të  LSI-së janë të shumta, deputetët tashmë janë drejt krijimit të grupit të ri Parlamentar.

Burime për Fax News bëjnë me dije se deputetët janë mbledhur sot, dhe kanë diskutuar dhe për drejtuesin e grupit parlamentar, i cili do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Sipas të njëjtave burime deputetët nuk synojnë krijimin e një partie të re, po saktësimin e axhendës parlamentare, si dhe ndarjen e tyre në Komisionet Parlamentare.

Ajo që është paradoskale, është fakti se të gjithë deputetët që hyjnë në Kuvend nën siglën e LSI-së janë përjashtuar nga kjo forcë politike.

Vendimi u mor nga ana e Kryesisë së LSI-së dhe mban firmën e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi.

Levizja Socialiste per Integrim ka në Kuvend deri tani 11 deputetë: 

Lefter Koka

Enda Koçiraj

Nimet Musai

Ralf Gjoni

Ylli Shehi

Aurora Mara

Erdiola Braha

Edlira Hyseni

Enver Roshi

Edmond Rrushi

Elda Hoti

(E.K/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.