Rina Balaj është një këngëtare e shumë njohur e muzikës pop dhe hip-hop, por njihet gjerësisht edhe për postimet e shpeshta dhe tepër provokuese në rrjetet sociale.
Në disa foto të publikuara së fundmi, Rina e cila është duke shijuar suksesin e këngës së saj “Rosita”, që u lançua në 16 Mars 2021, është parë të ketë ekspozuar dhe theksuar të pasmet e saj seksi.
Këngëtarja duket se suksesin me këngën e saj dëshiron që ta festojë më një pushim, por që nuk dihet se kur do të sjellë ajo ndonjë këngë të re për fansat e saj.
“Kam nevojë për pushim, ku të shkoj”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografive.
Gjithsesi, Rina ka qenë pjesë e OnRecords, ndërsa në vitin 2015, mori pjesë në X Factor Albania 4. Më datë 13 Dhjetor 2017, Rina publikon videoklipin “Janari”, në bashkëpunim me Endri. Më datë 14 Mars 2018, ajo publikon videoklipin “Per Ty”.