Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Lulzim Basha ka deklaruar diten e sotme se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.
Kjo deklaratë e Bashës vjen një ditë pasi presidenti i Serbisë Aleksandës Vuçiç shpërndau në Instaagram një foto të hartës së Kosovës mbuluar nga flamuri serb, që ka shkaktuar shumë zemërim.
Sipas Bashës, të tilla shfaqje nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë, ndërsa shton se sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë për të.
“Deklaratat dhe veprimet e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe perçarje. Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj.
Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë,” shkruan Basha.
(E.H/Faxweb.al)