Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Provoi punë brenda dhe jashtë vendit, mendoi se do i dilte diçka më shumë se rroga”, gazetarët: Andi mori plumbat e të tjerëve!

“Peri këputet aty ku është më i hollë”, kështu e nis postimin e tij Edmond Arizaj, teksa komenton vdekjen e Andi Malokut, shoferit të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja.

Arizaj shprehet se Maloku mori plumbat që ishin për personave të tjerë, në një kohë kur i duhej që të kishte një punë, dhe të mbijetonte.

Arizaj tregon se e ka njohur nga afër të riun, dhe shton se vdekja e tij e ka tronditur së tepërmi.

Postimi i Edmond Arizajt:

Ngjarja e Durresit, evokoi edhe njehere, me nje vertetesi te frikshme fjalen e shqiptareve te thjeshte: Peri keputet aty ku eshte me i holle. E ku me i holle se Andi Maloku do te ishte peri i ngjarjes se pak diteve me pare. Natyrshem, ne te dhenat e shumta per prokurore te pleksur me krimin, kriminele bashkepunues me shtetin, toka te grabitura, te shitura e rishitura, politike qe flet sipas qejfit te koqeve te saj, kush do te kujtohej per Andi Malokun, shoferin, qe mori plumbat qe kush e di per ke ishin nisur. Kam ate keqardhjen e thelle, si per cdo djale te ri te ndare dhunshem nga jeta. Kam tronditjen per vdekjen e dikujt qe e njihja.

Ashtu si kam deshperimin e ankthshem se jeta mund te te ike krejt kot ne nje vend ku krimi dhe shteti prej vitesh puthen dhe bejne seks cdo darke e grinden e qellohen cdo mengjes. Edhe Andi ne kete mishmash te pamundesise per te mbijetuar, si shume te rinj qe provuan cdo pune jashte e brenda vendit, zuri nje vend shofer (ndoshta me mik) me mendimin “mbase del ndonje gje me shume se rroga”. Ajo qe doli ishte vdekja, dhe pyetja e madhe qe mbeti pas: Pse?! Ik Ando, jo i qete sigurisht, por fatkeqesisht kaq ishte fati yt. Te shpresojme se nuk do te mbetesh si shume vetem statistike e nje ngjarjeje me shenjester te gabuar.

Në të njëjtën linjë qendron dhe gazetari Armand Maho, i cili shkruan se jeta e një njeriu nuk vlen për asgjë, dhe Rraja dhe Rrumët do të vijojnë që të ndajnë pazaret me “liderin e gjatë”.

Postimi i Armand Mahos:

Cfare behet ne kete vend! Plumbi i prishjes se pazareve te banditeve shkon e e kap nje djale te ri, qe duhej te shkonte perdite ne Durres per nje rroge mjerane. Por jeta e njeriut ketu svleka asgje. Rrajat e Rrumet do vazhdojne te ndajne pazaret me liderin e gjate, do vazhdojne te angazhohen ne vjedhje pronash, votash apo ne perdhunime. Do vazhdojne te merren ne mbrojtje nga vete gjatesia e tij, i cili per banditet nuk ngurron te sulmoje cdokend qe kercenon sigurine e tyre.

Keshtu beri me Zaganin, per te mbajtur nen sqetull Habilajt, keshtu beri dhe me Nuhun per te ruajtur Rrajat. Bandat i ka te shenjta. Ato do i duhen serish ne zgjedhje per te shitur, blere apo vjedhur pushtet. I duhen per te rrahur biznemene, kercenuar pronare. I duhen qe te ushtrojne terror ndaj cdokujt qe do guxoj te kerkoje nje te drejte. Prandaj jemi keshtu si jemi. Prandaj po ikim nga syte kembet. Sepse jemi qytetare te thjeshte si ai djalosh, i cili per fatin e tij te zi u gjend mes zjarrit te historive mafjoze te Rilindjes. Dhe ne kete vend qytetarin vetem po e ruajti Zoti, pasi shteti i tij di vetem ta vjedhe, ta burgose dhe ta vrase.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *