Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria drejt sheshit “Skënderbej” ku janë ulur në mes të sheshit duke protestuar kundër rritjes së çmimeve. Ndër të tjera ka folur edhe njëra prej studenteve protestuese e cila tha se Rama ishte një mashtrues dhe kërkoi që të dorëhiqej.
Studentja protestuese: Nga çfarë pashë unë, pjesëmarrja nuk është tepër e lartë, mendoj se dueht të jenë më shumë sepse kjo është diçka që na prek të gjithëve jo vetëm ata që kanë makina. Shpresoj që nesër të ketë më shumë protestues në potestën kombëtare të orës 11:00 . Unë mendoj se kryeministri ynë është një mashtrues. Mendoj se ësthë gjynah që e votuan edhe për një mandat të tretë. Edi Rama ik!”- ka përfunduar studentja protestuese.