Maltin Grabovaj është një protestues që ka folur për Fax News rreth dhunës së ushtruar nga forcat e rendit gjatë protestës për mbojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, ku thotë se e kanë goditur me shpuulla dhe grushta në fytyrë e për pasojë ka marrë dëmtuim të rëndë edhe në njërin vesh.
Ai tha se dhuna ndaj tij është ushtruar në shesh dhe se gjatë shoqërimit dhe në komisariat nuk ka ndodhur diçka e tuillë teksa tregopi edhe rrethanat e veçanta pse ishte shfaqur në sheshin para Teatrit Mmëngjesin e 17 Majit.
“Jam me profesion arkitekt, sapo zgjohem dal nga shtëpia, dal drejrt qendrës, kishte grumbullim njerëzish, uishte rrthuar gjithë qendra me policë. Kalova nga ana e Kishës Ortodoksëe. Pashë grumbullim, nuk kasha informacion për tubimin. Pa thirrur ndokënd dhe i pathirrur nga ndokush pasi gjithnjë pa u bërë proptagonistë kam marrë pjesë në protest. Kam pritur dhe shpresuar për një pezullim të këtij akti që më jepte trishtim, mërzi dhe rrebelim. Aty kishte më shumë polic se sa qytetarë.
Aty ishte krijuar tym, gjendem afër kordonit policor, atya ndiqnin një taktikë, që hapej kordoni, “Shqiponjat” dilnin, tërhiqnin njerëzit prej krahu, jam rrëzuar dhe goditur me shkelma në pjesë të ndryshme të trupit, jam goditur bnë kokë dhe fytyrë me shpulla dhe grushta, dy më neutralizuan dhe dy më goduisnin, njëri prej tyre asidtoi për të ndaluar. Jam shoqëruar për 9 orë në Komisariatin nr 1. Nuk e prisja as shoqërimin, familjen e kam larg në Vlorë, është hera e parë që shoqërohem dhe lëndimet në trup.
Gjatë shopqërimit në komisariat dhunë fizike nuk ka pasur, në komisariat kemi pritur procedurat. Pak dijeni kasha se si duhet të përballesh me një situatë të tillë. Jam liruar rrerth orës 21:00 dhe me lëndime të shumta. U ndjeva mirë se dy prej shokëve që u njoha në qeli qëndruan për 72 orë. Kaur kontrolloj veshin me pecetë kam gjakderdhje. Bëra një vizitë, i tragova rrethanat dhe ai dyshoi për carje të daullës së veshit. Atë dëm e sjell vetëm shpulla se mbyll hapësirën e veshit dhe krijon presion. Kanë qenë goditje të forta dhe të shumta. Njoha vetëm njërin prej tyre që ndoshta mund ta identifikoj në procesin gjhyqësor që do të hap|”, tha protestuesi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)