Gjatë mbrëmjes së sotme në Bruksel kanë shpërthyer protesta të dhunshme pasi policia ka vrarë një 23-vjeçar me ngjyrë, i cili po filmonte me celularin e tij një ndërhyrje të oficerëve.
23 vjeçari i quajtur Ibrahima, vdiq në rajon pasi ishte arrestuar nga forcat e policisë. Ndërsa familja e tij është informuar gjashtë orë më vonë.
Disa orë më vonë pas kësaj tragjedie, shpërthyen protestat e dhunshme. Në pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjetet sociale shiheshin grupe protesuesish të cilët po i vinin zjarrin një stacioni policie, ndërsa policë të armatosur shiheshin që qëllonin ndaj protestuesve me plumba gome.
Policia për të larguar protestuesit ka hedhur ujë në drejtim të tyre si dhe sprai djegës. Në disa pamje të tjera shiheshin shpërthime të fishekzjarreve teksa furgonë të policisë bllokonin rrugët në formë barriere.
Përveç stacionit të policisë janë dëmtuar edhe makinat të cilat ndodheshin pranë tij.
Protesta nisi paqësore e organizuar nga grupi aktivist AJGB me thirrjet për zbulimin e vdekjes së Ibrahima. Vijojnë të jenë ende të paqarta rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit.