Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Protesta për të arrestuarit, FRPD konfrontohet me Shoqërinë Civile: Nuk duam që të përfaqësohemi nga asnjë parti

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur gjatë mbrëmjes së sotme para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar për lirimin e të arrestuarve në Kukës, pas përleshjeve të shkaktuara të shtunën gjatë protestës në Rrugën e Kombit.

Ndërkohë që protestës para Drejtorisë së Policisë i janë bashkuar dhe deputetët e opozitës, por organizatorët e shoqërisë civile, njëkohësisht i fajsojnë dhe ato. Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi përpiqet që të qetësojë situatën duke bashkëbiseduar me shoqërinë civile, por protestuesit janë shprehur se nuk duan që të përfaqësohen nga asnjë parti.

Gjithashtu kujtojme që në Tiranë gjatë ditës së sotme, janë transportuar 11 persona nga 23 të arrestuarit pas protestës së zhvilluar dje në Kukës. Arsyet pse janë transportuar drejt Tiranës nuk dihen ende.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *