Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Protesta në Kukës/ Braimllari: Banorët ishin të terrorizuar. Ju tregoj rolin e LSI-së

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari i ftuar në ‘Fax News’ është shprehur se protesta në Kukës ishte jo politike dhe qytetare. Ai tha se popullit të Kukësit por jo vetëm, i është sosur durimi pasi është zhytur në dëshpërim.

“Situata është shumë e rëndë, për sa i përket ngjarje, ajo protestë në Kukësi ishte iniciuar nga Këshilli Bashkiak dhe ishte qytetare, ishte mbi palët, është mbi politikën sepse ka të bëjë me një situatë të rëndë. Edi Rama me këtë taksë kërkon që ta ndajë Kukësin me pjesën tjetër të Shqipërisë por edhe Kosovën, ndërkohë që ka një sërë taksash. Edi Rama po i varfëron shqiptarët dhe ai ka synime që të kalojë në një pushtet totalitar. Ajo çfarë vura re ishte një situatë shumë dëshpëruese, kryeministri po i çon drejt emigrimit. Qytetarët po kërkojnë që të çlirohen nga Edi Rama”, tha Braimllari.

Ai u shpreh edhe në lidhje me rolin e LSI-së dhe deklaroi se kjo parti është interesuar drejtpërdrejt për ata protestues që janë dhunuar nga policia, duke shtuar se në Kukës banorët ishin të terrorizuar.

“Ajo protestë ishte qytetare, roli i LSI-së ka të bëjë me interesimin drejtpërdrejt për ata që dhunohen nga policia, unë isha vetë në Kukës dhe ishin të terrorizuar. Roli ynë ka qenë për të shkuar dhe marrë informacion mbi situatën, edhe drejtori i policisë me të cilin patëm një komunimkim na tha që ishin ndjekur procedurat, derisa nuk shkuan aty deputetët e opozitës nuk dihej numri i saktë i të arrestuarve.

Nuk është në dorë të partive politike kjo protestë, populli është ngarkuar deri në fund me ato që i ka ofruar Edi Rama”, tha Braimllari. (B.H.Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *