Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i ftuar në “Natë me Xhaxhiun” ka komentuar dy anët e medaljes së kryeministrit Edi Rama. Vasili u shpreh që Rama në kohën që kishte nevojë për votat e banorëve të Astirit, i gënjeu me premtimin që as ‘Enver Hoxha nuk do t’ia shembë shtëpitë’, ndërsa sot kërkon t’ia shembë duke shkelur vetë fjalën e tij. Teksa komentoi protestën e banorëve, Vasili tha se situata do të përshkallëzohet.
“Kemi një kryeministër në kufijtë e marrëzisë. Ne si opozitë po e demaskojmë këtë aferë kriminale. Kemi kundërshtuar edhe padrejtësinë në rrugën e Kukësit. Ka thënë një gjë: “E sheh atë shtëpinë dykatëshe e keni bërë me gjak, nuk do e shembim.”
Ky premtim është madhor, “meqenëse e keni këtë keni shkrirë jetën për këtë shtëpi, unë nuk do t’ja shemb”. Biles këtë e tha PD ishte shumë e dobët unë do iu jap më shumë legalizime. Është një turp! Të qëndrojmë te kjo çështje.
Unë kam qenë anëtar pronësi dhe zëri i parë është shpronësimi. Ajo që kemi arritur gjatë qeverisjes ishte liria e fjalës dhe pronës.
Ç’rëndësi ka kjo në këtë pikë kjo është situata dhe ky është detyrim i patjetërsueshëm. Ka dy vendime qeveria, për shpërblimin e qytetarëve, duhet të përqendrohemi te halli i Astirit. Tërë Franca është mbyll te Parisi, kjo simbolikë duhet të shtrihet në gjithë Shqipërinë. Është një rrugë edhe e pandershme edhe konfliktuale.
Ato që keni ndërtuar pa leje, nuk do t’ia prishë as Enveri. Nga na tjetër ju e keni bërë këtë shtëpi me mund me djersë, mezi i keni bërë këto shtëpi, rezulton totalisht një gënjeshtër. Me këtë moral, demaskim, e bëjnë të përditshëm histori të kësaj natyre. Bëhen fukarenj brenda natës, ata në parlament janë miliarder. Një qytetar që ka përballë atë që gënjen dhe atë që nuk gënjen, normal që do zgjedhë atë që nuk gënjen. Situata do të përshkallëzohet, situata është shumë e rëndë“, u shpreh Vasili. (J.D/Faxweb.al)