Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet skeptik për protestën e studentëve.
Sipas Manjanit partitë janë bërë bashkë për të zgjidhur hallet e tyre dhe jo të studentëve, as të popullit “me litar në qafë”.
Ky reagim i Manjanit vjen pas depozitimit të dy amendamenteve në Kuvend nga ana e LSI-së. Amendamentet e LSI-së lidhen me plotësimin e kërkesave të studentëve. Por kjo do çojë në kthimin e deputetëve të LSI-së në Kuvend.
“Kam idenë se kaq ishte. Partitë u bënë bashkë me qeverinë për të zgjidhë hallet e tyre, por jo të studentëve! As të popullit me litar në qafë!”, shkruan Manjani. (B.H/Faxweb)