Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka deklaroi se gjatë mbledhjes është folur për protestën e radhës por nuk dha një datë se kur do të mbahet.
Paloka tha se pas miratimit të rregullores për primare, do të vijojnë bisedimet me aleatët dhe se vetë Berisha do të jetë negociatori kryesor.
Paloka: Kjo është një cështje që ishte në rend dite u diskutua dhe u morën dhe vendimet e duhura që do i merrni vesh në kohën e përshtatshme.”
Këtë të shtunë gjithashtu është miratuar dhe rregullorja për mbajtjen e primareve brenda PD, e pas kësaj Berisha do të nisë negociatat me aleatët për mënyrën se si do të shkohet në zgjedhjet e ardhshme lokale.
U miratua rregullorja pengesë, pas kësaj do fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do bashkërendohet puna e gjithcka tjetër. Detajet si do veprohet në rast se do vendoset që aleatëve t’u lihet një zonë e lirë apo modalitetet.
Sot mbyllëm rregulloren të gjitha të tjerat nga nesër do përcaktohet dhe grupi negociator. Por Berisha do jetë negociatori kryesor.
Pyetje: Ju folët për një grup negociator me aleatët por po me pjesën tjetër të deputetëve demokratë që janë skeptikë si po drejtohet PD do ketë negociata për të shkuar të bashkuar në zgjedhje?
Paloka: Deputetët e PD janë t ëPD kudo qofshin sot, janë zgjedhur nga anëtarësia e PD përfaqësojnë mazhorancën e atyre të mirëpritur në cdo moment, janë të barabartë me ne me pjesën tjetër nuk ka asnjë ndarje mes nesh.