Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Protesta e pazakontë e pronarëve të restoranteve në Kosovë , kukullat “zëvendësojnë” njerëzit…

Një protestë interesante ka ndodhur në Prishtinë nga restorant “ Bagolina Eatery , ku në qëndër të saj ka vendosur pakënaqsinë për ndërprerjen e punës së restoranteve nga Qeveria e Kosoves. Ata vendosën ta shprehin në formën e një protese e cila u përfol si një ide shume interesante .

Me idene e Blerta Kllokoqi- Rugoves ,në restorantin e hapur rreth dy muaj më parë , në karriget ku duhet të ishin ulur klientët e restorantit, kanë ulur kukulla , të veshura stil dhe goxha të kombinuara me njëra- tjetrën.

Kllokoqi- Rugova u shpreh se : “Kukullat po i japin gjallëri vendit, që tashme është i zbrazët, pa pjesën e stafit shërbyes e pa klientë.Kukullat, janë të veshura me plot stil, e të kombinuara në mënyrë kreative”.

Pjesë e kësaj proteste interesante ishte dhe menaxheri i restorantit Behar Osmani ku më shumë u shpreh se :
“E kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbyllje totale sepse punëtorët kanë familje dhe duhet të ushqehen”.

Nder te tjerash Kllokoqi dhe Osmani janë shprehur se janë të gatshëm të vaksinojnë punëtorët para rifillimit të punës së tyre.

Qeveria e Kosoves është shprehur se ka mbyllur cdo aktivitet të gastronomisë deri më datë 18 prill, përvec atyre bizneseve të cilat ofrojnë shërbimin vetëm online.

(I.SH/faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.