Ka nisur grumbullimi i protestuesve tek selia e PD-së, për protestën e opozitës e cila zhvillohet pasditen e sotme, pavarësisht kushteve të këqija atmosferike.
Mirëpo nga pamjet, një detaj domethënës që vihet re është përdorimi nga protestuesit i çadrave me mbishkrimin “Rama ik!”. Sipas burimeve, pritet që pak më vonë nga Partia Demokratike do të ketë shpërndarjen e mijëra të tillave.
Po ashtu nga pamjet vihet re se në prrotestë të pranishëm janë edhe fermerë, të cilët kanë marrë me vete bidonat e qumshtit, për të cilat nuk dihet nëse do t’i përdorin më vonë në shenjë proteste.
Kujtojmë se kjo është protesta e 3-të masive që zhvillon opozita e bashkuar pas asaj të 16 Shkurtit dhe të 16 Marsit, pas vendimit për të djegur mandatet e deputetëve dhe për të dalë në rrugë. Edhe në protestat e tjera kombëtare, pjesëmarrja ka qenë e konsiderueshme, ndërsa për herë të parë qytetarët grumbullohen në orët e pasdites.
Opozita kërkon një qeveri tranzitore, që të mund të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, pa Edi Ramën kryeministër. Vendi prej javësh ndodhet në një kolaps instyitucional, pasi ende nuk është bërë e mundur që të plotësohet numri prej 140 deputetësh që parashikon Kushtetuta e vendit.
E megjithatë derimë tani nuk ka asnjë hap pas nga mazhoranca socialiste, ndërsa Rama është shprehur se do të mbajë mandatin deri në vitin 2021.
Discussion about this post