Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

MATURA/ Ministria e Arsimit: Testi i saktë, nuk ka rishikime. Reagojnë nxënësit, paralajmërojnë bojkot të provimeve

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi, ka dhënë një deklaratë për mediat në përgjigje të protestës së maturantëve të cilët kanë mbetur të pakënaqur me tezat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për shkak të nivelit të vështirësisë së tyre.

Vrapi tha se pretendimet e maturantëve nuk qëndrojnë ndërsa sqaroi se asnjë çështje konkrete apo temë konkrete nuk është akumuluar zyrtarisht.

“Jam informuar me një reagim me një protestë të një grupi maturantësh, ata janë të interesuar nëse ka pyetje jashtë programit orientues dhe ne ju përgjigjegjemni se asnjë pyetje nuk ka qenë e tillë. Asnjë nga pretendimet e tyre nuk qëndron, nuk janë teste që bëhen brenda një nate por punohen nga grupe specialistësh që janë autoritete në fushën e tyre. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testeve, ne ndjekim procedurat në metodologjinë tonë, sa pyetje janë dhe cilat janë kompetencat. Të gjitha këto pyetje janë të bazuara në program. Ka një ekip që bën pyetjet dhe mban përgjegjësi për termat shkencor dhe strukturor. Nëse ka pretendime për pyetje konkrete, se deri më tani nuk ka pasur konkretisht pretendime se kjo është jashtë programit.

Ne kemi sqaruar edhe më parë arsyet pse ndryshoi formati i testeve, që ishte vetëm përmes alternativave. MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve, edhe për administratën që bën vlerësimin edhe për nxënësit. Gjithashtu realizohen në kohë më të shkurtër. Pikërisht pse esenë nuk e vlerësonim me shkrim, bëmë pyetje me alternativë mbi këtë çështje. Në përfundim të të gjithë procesit ne shikojmë shpërndarjen e pikëve”.

Pas deklaratës së Vrapit, kanë reaguar edhe maturantët të cilët vijojnë protestën para godinës së Ministrisë së Arsim it ku kanë thënë se do të bëjnë një program të mirëfilltë me problematikat që kanë hasur në testim ndërkohë që ka nisur mbledhja e firmave nga ana e tyre. Gjithashtu ato kanë deklaruar se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre nuk do të hyjnë në provimet e radhës.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.