AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Protesta e banorëve të Astirit, policia arreston 15 persona: 10 u kapën në flagrancë

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas arrestimit të protetsuesve në Unazën e  Re, të cilët tashme prej kohësh po protestojnë në mbrojtje të banesave të tyre.

Sipas policisë janë shoqëruar 15 persona, ndër të cilët 10 të arrestuar në flagrancë për shkak të bllokimit të rrugës në zonën e Unazës së Re.

Ndër to është arrestuar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu i cili ka qenë një bga mbështetësit kryesor të protestës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg. Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e keqpërdorimeve, por të protestojnë në mënyrë të ligjshme dhe në vende ku nuk pengohet qarkullimi i automjeteve.

Bllokimi i rrugës nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do përballen me drejtësinë.

Policia e Shtetit garanton banorët e Unazës së Re dhe cilindo që do të protestojë, se është e gatshme dhe e angazhuar për të siguruar dhe garantuar çdo protestë të ligjshme që nuk bie ndesh në cēnimin e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *