Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me protestën që pritet të mbahet në 7 korrik për të ngritur zërin kundër krizës që ka kapluar vendin me rritjen e çmimeve dhe shërbimeve.
Bozdo tha se pavarësisht temepraturave të larta, do të kishte protesta të organizuara, pasi njerëzit dëshirojnë të shfaqin mos-dakordësinë e tyre për këtë lloj qeverisje. Mes të tjerash ai tha se e gjithë PD dhe partitë e tjera opozitare do jenë në protestë.
“Unë e kuptoj që temeraturat janë shumë të larta dhe se një pjesë e shqiptarëve kanë planifikuar pushimet dhe nuk do jenë në Tiranë. Por mendoj se shumica do të jetë në Tiranë për të protestuar. Nuk ka për të qenë protesta parë dhe nuk do jetë e fundit. Prezenca e njerëzve do jetë domethënëse. Është shumë e vërtetë në në shtator dhe tetor mund të kemi më shumë nejrëz. Por a matet vërtet suksesi i protestës me pjesëmarrjen? Sigurisht që është i rëndësishëm numri por më me rëndësi janë thirrjet që do bëhen ndaj shqiptarëve.
Në këto çaste është e rëndësishme të tregojmë se shqiptarët nuk janë dakord me këtë lloj qeverisje. Ndoshta nuk mund të ketë një pjesëmarrje masive për shkak të kushteve të motit por ne do t’i komunikojmë njerëzit në mënyrë që të dalin dhe të shpëtojnë Shqipërinë sepse nuk ka rrugë tjetër.
E gjithë PD do jetë në protestë, ne futemi në protestë në emër të një koalicioni shumë të madh me shoqërinë civile. Do marrin pjesë të gjitha partitë opozitare, shoqëria civile e shumë e shumë të tjerë të cilët po e ndjejnë realisht këtë krizë”– u shpreh Bozdo.