Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit i bëri thirrje të gjithë qytetareve, punonjësve të administratës, por edhe bizneseve që ti bashkohen protestës së thirrur nga ai në 7 korrik.
Berisha renditi disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të dalin në protestë për të rrëzuar qeverinë të cilën e etiketoi si të “korruptuar”.
“Të dashur qytetarë, punonjës të administratës, punonjës të sektorit privat ju ftoj të bashkohemi me protestën e 7 korrikut, pasi bordet shushunja të Ramës po rrisin çmimet për llogari të qeverisë.
Ata që ushqejnë kotelet me biftekë apo konet me mjaltë neozelandes nuk mund t’ja dinë qytetarëve shqiptare dhe kjo …e shoh se po e rrudhni fytyrat dhe po bëni pozo, nuk shkon kjo punë. Të paktën të keni ndjenjë dhembshurie kur flas për qytetarët.
Po kështu Nafta ka kapur çmimin e Zvicrës, në vendin ku rrogat janë 10 herë më të ulta se në Zvicër. Nga të gjitha këto Rama ka përfituar 340 mln euro nga xhepat e qytetarëve. Shtoj këtu se ndihma ekonomike sipas INSTAT është ulur me 2%.
Unë jam këtu për tu bërë thirrje dhjetëra mijërave bizneseve të vogla dhe të mesme, pensionisteve të lirë, ekzistenca e te cilëve kërcënohen nga taksat e reja, që njeriu që u zotua se deri në 2029 nuk do ketë asgjë, po i shton dhe po përgatitet ti shtojë. Bashkohuni me ne sepse ky zotëri ka një qëllim falimentin dhe largimin nga Shqipëria.
Një thirrje duhet ti bëj edhe emigrantëve shqiptarë, bashkohuni në protestën e 7 korrikut për të mbrojtur të drejtat tuaja kushtetuese. Cdo emigrant duhet të ketë të drejtë të votojë për deputetin dhe partinë që dëshiron dhe vota e tyre të llogaritet në rrethin që ai është larguar”, tha Berisha.
Mësuesit e Shqipërisë, pedagogëve, mjekëve infermierëve të ngrihen dhe të bashkohen me ne në protestën e 7 korrikut pasi është rrënuar shëndetësia dhe arsimi në Shqipëri. Sistemi i shëndetësisë është në ditën më të rëndë nga vitet 60’ deri më sot dhe arsimi po shkatërrohet. Vetëm protesta e 7 korrikut do të ishte ideale. Pasardhësit e hoxhmenëve bllokist kontrollojnë gjithçka, u bëj thirrje të persekutuarve që të ngrihen dhe të përmbysim sistemin e ri komunist.
Thirrje të vecantë kam për pronarët që të bashkohen me ne sepse pronat e tyre janë më të kërcënuara se kurrë në historia e këtij vendit. Kreu i kadastrës, hajduti Artan Lajme deklaronte se regjistrat janë të prekur faqet e regjistrave”, tha Berisha.
Gjithashtu ish kryeministri komentoi qëndrimet dhe deklaratat e Ramës në Bruksel i cili sulmoi vendet e BE-së për zvarritje në procesin integrues të Shqipërisë.
“I bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestë kundër Ballkanit të hapur, e cila po shndërron Tiranën në Beogradin e vogël, shqiptarët të kenë një dorë fatin e tyre. Dënoj qëndrimin e Edi Ramës ndaj samitit të Brukselit, shkoi aty si një fasal i Vucicit dhe të gjithë e panë. Bëjmë thirrje samitet të hapë negociatat”, përfundoi Berisha.