Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Pronarja kishte frikë nga koronavirusi, nxjerr nga shtëpia me qera mjekun, rrëfimi përlotës i tij

“Bëra 3 orë rrugë në lot”, rrefimi rrënqethws i mjekut britanik.

Një mjek anglez ka treguar se ai është pëzënë nga shtëpia ku jetonte me qira, për shkak se pronarja kishte frikë se do t’i sillte koronavirsin në shtëpi.

Siç shkruan BBC, mjeku Joseph Alsousou po punon në dy vende, në Qendrën Ortopedike Nuffield dhe në Spitalin John Radcliffe në Oksford.

Dr.Alsousou tha që pronarja e shtëpisë fillimisht i kishte dërguar një email fundjavën e kaluar, ku e njoftonte se kishte afat 28 ditë për t’u larguar nga shtëpia, pasi ajo ishte në ankth se ai mund t’i sillte koronavirusin në shtëpi.

“Unë shkova në shtëpi, sepse nuk kisha asnjë vend tjetër për të qëndruar. Unë e drejtova makinën gjatë gjithë rrugës së kthimit nga Oksfordi në Ëirral gati në lot.”- tregon Alsousou.

Anëtarët e tjerë të stafit mjekësor u detyruan ta ndihmonin me ndërrimin e turneve, derisa ai të gjente një vend të ri për të qëndruar.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *