Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Prokuroria zbërthen bisedat telefonike/ Vrasja në Kavajë nuk ishte krim pasioni, zbulohet konflikti mes Toçit dhe Haxhollit

Vrasja e Dritan Haxhollit nuk ishte një krim pasioni sikurse u trumbetua më së shumti nga dëshmitarja okulare në krim, Marsida Qatja, dhe dyshimet e Prokurorisë janë se ngjarja ka pasur të bëjë me konfliktin midis tij dhe Bledar Toçit për lëndë narkotike.

Mësohet se nga hetimet që ka bërë organi i akuzës, Haxholli rezultonte si një përdorues i substancave narkotike, ndërsa ky nuk ishte sherri i tij i vetëm pasi kishte pasur konflikte edhe me disa biznesmenë të cilëve u kërkonte para.

Ndërkohë me sa duket, hetimet e Prokurorisë kanë avancuar pas konfiskimit të telefonave celularë të viktimës, Dritan Haxhollit dhe autorit të  krimit, Bledar Toçi ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit.

Kështu teza që ka mbrojtur deri vonë Marsida Qatja, 30-vjeçarja në banesën e të cilës ndodhi krimi, kishte deklaruar se ngjarja ndodhi për motive pasioni, ndërsa vetë ajo deklaroi se Haxholli e kishte shqetësuar disa herë dhe se e përndiqte i armatosur, nuk është vija kryesore ku ndodhet hetimi i çështjes tashmë.

Mësohet se Prokuroria ka zbuluar se viktima dhe autori kanë pasur konflikte të mëparshme, që nuk lidheshin me 30-vjeçaren. Në telefonat e të dyve organi i akuzës ka gjetur mesazhe, ku Dritan Haxholli e kërcënonte Toçin, duke i kërkuar para.

Ashtu siç u raportua gjatë paradites së sotme, Marsida Qatja është marrë sërish në pyetje për ngjarjen pas deklaratës që bëri se kishte marrë 20 milionë lekë për të mos e hapur gojën.

Nga ana tjetër, Prokuroria i ka kërkuar 30-vjeçares që të mos ketë më komunikime me mediat, pasi mund të prish hetimet ndërsa kjo e fundit ka masë sigurie “detyrim paraqitje”,.

Disa ditë më parë, Qatja i është ndaluar që të dalë jashtë vendit për aq kohë sa çështja në të cilën është e përfshirë të jetë nën hetim.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *