Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Prokuroria vendos nën hetim të gjitha sektet fetare në Shqipëri, shkak bëhet vetëflijimi i nënës me të bijën

Policia dhe prokuroria ka nisur hetimet për të gjitha sektet fetare në Tiranë, ky reagim nga ana e organeve ligjzbatuese vjen pas vetëflijimit të nënës dhe të bijës banuese në Kombinat. Nisur nga indiciet e marra nga vajza e mbijetuar se nëna dhe motra e saj u vetëflijuan për t’u ringjallur dhe përmbushur ritualin e një sekti fetar që ato praktikonin, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet. Akoma nuk është zbuluar vendi ku familja Josifi shkonte për të praktikuar sektin ku ato bënin pjesë.

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre, ndërsa Blerta, 34 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, që paraprakisht dyshohet të jetë shkaktuar për shkak të mungesës së ushqyerjes së saj.

Blerta u ka komunikuar shkurtimisht grupit hetimor këto fjalë: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”. Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull, që siç duket është një rit, me shpresën se ato një ditë do të ringjalleshin sërish.

Për të nxjerrë kohën ekzakte të vdèkjes së saj do duhet edhe një kohë më e gjatë. Në trupin e viktimës janë gjetur shenja vaji që e përdorte nëna me motrën tjetër për të mos u dekompozuar trupi dhe për të mos ardhur erë të keqe. Trupi ishte mbështjellë me shtroje dhe mbulesa të shumta.

Të treja gratë ishin dëshmitare të Jehovait, ndërkohë që më herët ishte ndarë nga jeta në Përmet dhe bashkëshorti i Zhanetës.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *