Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Prokuroria po bën një sy qorr”, flet avokati i Salianjit: Agron Xhafaj nuk u thirr për të dëshmuar, do ankimojmë

Ledio Braho, avokati i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e sheh si një proces të montuar politikisht gjyqin në ngarkim të klientit të tij për dosjen “Babale”.

Ditën e sotme, prokuroria lexoi pretencën për Salianjin, ku kërkoi 1 vit e 6 muaj burg, dënim që konvertohet në 3 vite shërbim prove.

Për të folur rreth kësaj pretence isht i ftuar në studion e “FaxNews” Ledio Braho. Ai u shpreh se akuzat kundër Salianjit dhe gazetarit Sokol Olldashi nuk qëndrojnë.

“Ka një audio-përgjim, ka edhe një akt-ekspertimi që është bërë edhe në Britaninë e Madhe. Akti i ekspertimit ka vetëm një fakt, që nuk merret parasuysh nga prokuroria, ka rezultuar se zëri i Agron Xhafës është i ngjashëm me zërin e Fredi i Alizotit. Ajo që është shkencore nuk është në përputhje me deklaratat e Fredi Alizotit. Por, prokuroria bën një sy qorr.

Sa dubla ka bërë gazetari Olldashi për të gjetur një zë të ngjashëm me të Agron Xhafës? Si ka mundësi ka arritur një perfeksion të tillë? Po të vesh re pretencën e prokurorisë, nuk ka asnjë element që ngarkon me përgjegjësi penale Ervin Salianjin dhe Olldashin”, tha Braho.

Ai deklaroi se është kërkuar që të thirren për të dëshmuar edhe kryeministr Edi Rama bashkë me vëllanë e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj, por shtoi se kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Sipas tij, dërgimi i Agron Xhafajt për të vujatur dënimin në Itali pas publikimit të audio-përgjimit tregon qëllimin për ta bërë procesin gjyqësor jo-transparent.

“Ne kemi kërkuar që të thërritet Edi Rama se ai është i pari që tha do të bëhet ekspertizë se ai nuk është zëri i Agron Xhafajt dhe ashtu doli. Ne kemi kërkuar të thirret Agron Xhafaj. Kërkesat tona nuk janë pranuar. Prokuroria ka thërritur 15-20 dëshmitarë, që kanë pohuar se nuk kanë pasur dijeni as Salianji dhe as Olldashi në lidhje me Fredi Alizotin.

Prokuroria pretendon për një vlerë 200 mijë euro të premtuar për Alfred Veliun. Por përveç dëshmisë së Fredi Alizotit, kjo nuk del në asnjë vend tjetër. Të gjitha procat të çojnë vetëm në një përfundim: pafajësia e Ervin Salianjit dhe Sokol Olldashit. Çdo gjë tjetër është politike, kjo është një akuzë politike. Po cenohet liria e shprehjes. Është një linjë që po shfrytëzon mazhoranca, duke shfrytëzuar edhe vetingun. Realisht ne nuk e dimë nëse Agron Xhafaj është në burg në Itali.

Gjykata as nuk tentoi ta lajmëronte Agron Xhafajn. Ajo e revokoi pa kërkesë. Siç ndodhi me Albert Veliun në Belgjikë që e arrestoi, duhet ta kishte bërë edhe me Agron Xhafajn. Duhet të ishte tentuar njofimi, nëse nuk do ishte njoftuar, atëherë duhet të ishte proceduar me revokimin. Por kërkesa u revokua për të mos dëgjuar zërin live të Agron Xhafajt”, deklaroi Ledio Braho për “FaxNews”.

I pyetur se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të Ervin Salianjit, avokati tha se do të ndiqen të gjitha shkallët e gjyqësorit për të ankimuar.

“Do të bëjmë ankim në Gjykatën e Apelit siç e përcakton ligji. Do të jetë kjo gjykatë që do të vendosë. Pastaj ka Gjykatë të Lartë, pastaj ka Gjykata Kushtetuese, pastaj ka Gjykatë të Strasburgut. Këto janë çështje që mbrohen nga Gjykata e Strasburgut se kemi të bëjmë me të drejtën e shprehjes.

Vetë fakti se Agron Xhafaj shkoi në Itali të vuante dënimin pas audio-përgjimit, tregojnë se nuk kanë pasur qëllim të bëjnë një proces të rregullt ligjor. Seanca e radhës është të mërkurën në orën 10:00. Nga komunikimet me gjykatën, para Vitit të Ri do të ketë një vendimmarrje. Gjykata do të marrë kohën e saj për të shpallur vendimin para 31 Dhjetorit”, u shpreh Ledio Braho.

Ai komentoi edhe propozimin e mazhorancës që të shmanget presidenti për të kryer betimet. Për avokatin, e gjitha kjo bëhet për të quajtur të ligjshëm betimin e Arta Vorpsit.

“Betimi para presidentit është i përcaktuar në Kushtetutë. Por duke pasur atë shumicë në Parlament, mazhoranca është e gatshme të bëjë gjithçka. E gjitha kjo është bërë vetëm për rastin e Arta Vorpsit, i japin fuqi prapavepruese që të quhet që është në detyrë Arta Vorpsi.

Shfrytëzojnë faktin që kemi një Parlament monopartiak për të bërë këto ndryshime. Ata mund të ndryshojnë edhe Kushtetutën. Betimi para presidentit është i përcaktuar në Kushtetutë”, tha Ledio Braho për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.