Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të mos regjistruar procedim penal për kryebashkiakun e Matit Agron Malaj. Në një shkrim të bërë publik, Bardhi tha se do të ketë një kryebashkiak të paligjshëm më pak për Ramën dhe bën thirrje që ti hiqet mandati pasi ka qenë i dènuar për ármëmbajtje pa leje.
Reagimi i plotë: EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK. 4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i palígjshëm.
Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.
Ai është i dènuar për ármëmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
Ligji i dekríminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dènim të tillë, edhe kur vepra pènale deklarohet nga i dènuari, siç është rasti i kryebashkiakut të palígjshëm të Edi Ramës në Mat.
Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dekríminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”) Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga kríminelët e Edi Ramës, nga vrásës, tráfikantë dròge, tráfikantë vajzash, hájdutë dhe fallsfikatorë.
DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË. Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dènuar për veprën pènale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.
Neni 2 i ligjit të dekríminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dènuar me bùrgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër pènale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Penal.
Ligji i dekríminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcaktoon NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN. #ZgjedhjePaKrím