Zjarri që përfshiu qendrën tregtare tek kthesa e Kamzës, është regjistrua nga prokuroria e Tirnaës për shkatërrim të pronës nga pakujdesia. Ndërsa për vdekjen e 32-vjeçarit, i cili humbi jetën në brënda ambienteve të magazinës, institucioni i akuzës deri më tani nuk ka regjistruar asnjë vepër penale, duke e lënë në harrëse jo vetëm atë por edhe aktin e tij heroik, i cili dha jetën për të shpëtuar kolegët e tij.
Gjithashtu nga informacionet e siguruara hetuesit kanë të dhëna se magazina ka qenë e përshtatur pasi më herët ka shërbyer si parking për qëndrën tregtare. Një nga përgjigjet që presin hetuesit nga ekspertët është të përcaktohet nëse kanë qenë funksionale pajisjet anti zjarr për menaxhimin e flakëve apo jo.
Referuar dosjes hetimore personat e parë që kanë konstatuar zjarrin kanë qenë dy punonjës të qendrës tregtare që po shkarkonin dhe po sistemonin mallin në magazinën që u përfshi nga flakët. Ata kanë treguar se, fillimisht kanë parë që tymi po dilte nga dritarët nën tokësore dhe më pas kanë tentuar të fikin zjarrin me bombël. Për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe flakëve të mëdha nuk e kanë menaxhuar dot situatën dhe janë larguar. Referuar dëshmisë së tyre në këtë moment ata kanë vënë re një person i cili ka hyrë me shpejtësi në ambientet e brendshme të magazinës me një bombul zjarefikëse në dorë. Sipas tyre ky person është i ndjeri Arjan Sala. Më tej ata shtojnë se ky person nuk ka mundur te dalë më.
Një tjetër dëshmi në dosjen hetimore është ajo e magazinierit N. K.. Përpara hetuesve ky shtetaë është shprehur se shkak i zjarrit ka qenë një neon i vjetëe në magazinat e qendrës tregtare. Gjithashtu ai shton se ka qenë kolegu që ka pasur në telefon kamerat e sigurisë që e ka vënë në dijeni për zjarrin. Edhe magazinieri ashtu si dy punonjësit e magazinës është shprehur se në një moment ka parë një person me bombul në dorë që ka hyrë me vrap në ambientet e magazinës me qëllim për të shuar zjarrin. Ky person sipas dëshmive ishte Arjan Sala, të cilit ketë të hënë ju dha titulli dëshmor atdheu.