Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Prokuroria i rikërkon KQZ-së ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës

Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur sërish kërkesën për ndërprerjen e mandatit të Armando Prengës. Mësohet se ka rikërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë në konsideratë këtë kërkesë duke renditur arsyet përse i duhet hequr mandati i deputetit.

“Armando Prengës duhet t’i ndërpritet mandati. Nuk deklaroi të dhënat në formular. Prenga nuk deklaroi dënimin e formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit; nuk deklaroi precedentët penalë në Itali”, mësohet të jetë cituar ndër të tjera në kërkesën e Prokurorisë.

Ky reagim i sotëm i Prokurorisë vjen një ditë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shtyrjen e vendimit për heqjen e mandatit të deputetit të PS-së Armando Prenga me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme.

E gjitha nisi më 16 shkurt 2017, kur pas detajeve të zbuluara për deputetin socialist, Prokuroria kërkoi ndërprerjen e mandatit të tij.

“Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë

2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.”, citohej në deklaratën e Prokurorisë.

Tre ditë më pas, në një deklaratë për mediat, KQZ e renditi Armando Prengën në mesin e atyre që nuk preken nga Dekriminalizimi.

“Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se deputetët Armando Prenga, Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj, Zef Hila, nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit por, sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fllim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare, për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të funksionit.”, deklaroi atë ditë zëdhënësja Drilona Hoxhaj.

Ndërsa në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjykoi të arsyeshme shtyrjen e vendimit me pretendimin se provat nuk ishin të mjaftueshme për heqjen e mandatit të deputetit socialist Armando Prenga.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close