Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën, SPAK regjistron kallëzimin e Metës për Dvoranin

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka regjistruar kallëzimin e presidentit Ilir Meta kundër kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

SPAK e mori këtë vendim pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për çështjen.

Sipas burimeve, SPAK do t’i marrë sërish në pyetje Metën, Dvoranin dhe anëtarët e KED për akuzën e ngritur nga presidenti se Ardian Dvorani ka abuzuar me detyrën. Po ashtu, SPAK pritet të zgjedhë përmes shortit prokurorin që do të merret me çështjen.

Përplasja mes Metës dhe kreut të KED, Ardian Dvorani ka nisur për shkak të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, të dy kandidateve për një pozicion, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari. Kreu i KED, që sipas Metës ishte në shkelje të Kushtetutës, emëroi Arta Vorpsin në Gjykatën Kushtetuese, duke përvetësuar kompetencën e presidentit.

Vetë Gjykata Kushtetuese nuk e njohu Vorpsin si anëtare, edhe pasi kjo e fundit u betua pranë një notereje.

Nga ana tjetër Xhaferllari, e dekretuar nga Meta, nisi menjëherë nga puna pas betimit të saj në presidencë, duke e çuar kështu në katër numrin e anëtarëve, si pasojë e shkarkimit të Besnik Muçit, pasi u ‘’dogj” nga Vetingu.

Anëtaret e Gjykatës Kushtetuese janë: Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.

Meta e akuzoi Dvoranin për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe“Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.