Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Prokuroria e Krujës depoziton apelimin për lirimin e Endrit Dokles, informon edhe Prokurorinë e Përgjithshme

Ashtu siç kishte parlajamërua, Prokuroria e Krujës ka depozituar në sekretarinë e Gjykatës apelimin për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Endrit Dokles.

Prokuroria e kundërshton lirimin e të dënuarit me argumentin se preteksti që ka dhënë Gjykata nuk qëndron pasi është i pabazuar në ligj. Mësohet se për dijeni të këtij  vendimi është vendosur edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle është liruar nga burgu ditën e djeshme me vendim të gjyqtares  Enkelejda Hoxha. Ai ishte i dënuar me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Krujës ka marrë vendimin për lirimin e tij.

Avokati i Doklës ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Gjyqtarja që ka dhënë vendimin ishte Enkelejda Hoxha.

Me njëherë pas këtij vendimi, reagoi edhe Prokuroria e Krujës e cila njoftoi se ka marrë pjesë në këtë proces dhe është deklaruar kundër propozimit për lirimin e Dokles ndërsa me sa duket një qëndrim i tillë është shpërfillur nga Gjykata e Krujës.

Më tej në këtë reagim thuhet se në kundërshtimin e saj, Prokuroria ka dhënë arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikuara nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma.

“Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çëshjtes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime  në favor të kërkuesit,  kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata”, shkruhet ndërt ë tjera në këtë reagim.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Sipas Prokurorisë, banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit.

Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht në zonën e Plazhit.

Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit.

Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në Lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles akuzohet për vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005, në Tiranë.

Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, Ilir Koldashin. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e “Bandës së Durrësit” përdornin edhe vrasës me pagesë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close