12:37 | 10/06/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Projektbuxheti 2017, 87% e fondit të investimeve publike shkon për projektet e vjetra

20:09 | 04/11/2016
në Ekonomi, Te Fundit
0

Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë planifikuar në masën 4.8% e PBB ose 76 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal prej 9.5 miliardë lekësh, si dhe mbështetjen buxhetore për Sektorin e Energjisë prej 1.5 miliardë lekësh).

Megjithëse në fondin e investimeve është futur edhe mbështetja buxhetore për importin e energjisë sërish zëri i investimeve është poshtë normës 5% që vendet në tranzicion duhet të kenë sipas rekomandimeve të FMN-së.

Për vitin 2017 janë planifikuar 36.5 miliardë lekë financim i brendshëm dhe 27.4 miliardë lekë financim i huaj, dhe ka një rritje të kërkesës për financim të brendshëm në raport me kërkesën për financim të huaj.

Për sa i takon strukturës së investimeve në raport me statusin e projekteve të programuara për financim, vlerësohet se rreth 84,9% e vlerës së investimeve gjithsej të planifikuar në PBA për vitin 2016 shkon për financimin e projekteve në vazhdim.

Sipas burimit të financimit, vlerësohet se rreth 87% e planit të investimeve me financim të brendshëm është parashikuar për financimin e projekteve në vazhdim dhe vetëm 13% e investimeve për financimin e projekteve të reja.

Një situatë të ngjashme kemi edhe për financimin e huaj, ku vlerësohet se rreth 83,8% e planit të investimeve për vitin 2016 shkon për financimin e projekteve në vazhdim.

Ministria e Financave argumenton se në planifikimin e investimeve për vitin 2017 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm të trashëguara nga viti 2013 dhe më parë.

Ashtu si në 2014 dhe 2015, do të ketë përparësi shmangia e detyrimeve të reja dhe mbartja e tyre në vitet e ardhshme, si dhe minimizimi i detyrimeve kontraktuale për projektet në proces zbatimi, duke u fokusuar me përparësi në financimin e projekteve në vazhdim. /Monitor

Pas

“Si abuzoi babai”, rrëfimi i dy motrave që paditën abuzimin seksual

Para

Foto/ Këta janë intelektualët që frymëzuan sot në takim Bashën

Para

Foto/ Këta janë intelektualët që frymëzuan sot në takim Bashën









Të Fundit

“Mafia shqiptare”/ Policia spanjolle zbulon një plantacion të madh me drogë, pranga 3 të rinjve

FOTOT/ Turisti në Sarandë hyn në market me mbathje grash, edhe ato ishin duke i rënë

Haaland-Lautaro, finalja edhe për fronin e golit: Të dy mund të bëhen legjenda…

4 vite pas ndarjes nga Nora Istrefi, Robert Berisha bën deklaratën e fortë dhe i habit të gjithë

Shfaqi film në shqip në kinemanë e qytetit, ky është Jetmir Ismaili që u arrestua nga Vuçiçi

Përplaset motori i policisë, efektivi dërgohet në gjendje të rëndë drejt spitalit

Si ta kuptojmë me një kontroll të shpejtë se mishi që po blejmë është i freskët?

Hidhet nga kati i katërt i pallatit 33-vjeçarja, në gjendje të rëndë për jetën në spital

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë raketash në Turqi, 5 të vdekur deri tani

Muzikë e lartë në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, policia nis hetimet për pronarin dhe muzikantin

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
    • Arbitrazh
    • Identitet
    • Eko Fax
    • Famour
    • Ka motor
    • Fol me Mua
    • Tradita Show

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.