Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikë

Projekt-vendimi, Godina e Gjykatës së Apelit në Shkodër i kalon PS-së

Godina e Gjykatës së Apelit në Shkodër do ti kalojë për përdorim degës së Partisë Socialiste në këtë qytert. Kjo thuhet në projekt-vendimin e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, dërguar ministrave të linjës, Arben Ahmetaj dhe Milva Ekonomi.

Më datë 26 tetor, ka qenë deputetja Blerina Gjylameti, sekretare për Koordinimin Elektoral në PS, e cila e ka bërë një kërkesë të tillë, që tashmë është aprovuar edhe nga qeveria.

“Të nderuar kolegë, Bashkëlidhur, ju dërgojmë për mendim projektvendimin “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Punëve të Brendshme, të pasurisë se paluajtshme “Gjykata e Apelit Shkodër”, me qellim pajisjen e subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë me ndërtesë, për Degën Vendore të Partisë Socialiste, Qarku Shkodër”, së bashku me relacionin përkatës”, shkruhet në dokumentin e firmosur nga ministri Tahiri dhe që është[ siguruar nga Shqiptarja.com.

doc1

doc2

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *