Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Lidhja e dy kryeqyteteve me hekurudha” Hoti zbulon se cilat janë tri projektet madhore strategjike midis dy vendeve

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe kryeministri Edi Rama po zhvillojnë në Pallatin e Brigadave një konferencë të përbashkët.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u shpreh falënderues për mikpritjen në Tiranë. Ai theksoi se tashmë bashkëpunimi politik mes dy vendeve duhet të kalojë në terma praktik.

“Ju falënderoj për vizitën në Prishtinë. Ju falënderoj për pritjen vëllazërore për këtë vizitë të parë. Besoj që tani duhet të kalojmë në terma praktik të bashkëpunimit tonë të përditshëm. Janë tri projekte madhore të natyrës strategjike.

Porti i Durrësit, të jetë një pikë doganore ku mallrat të hyjnë në territorin e Kosovës. Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë. Dhe projekti i madh për lidhjen e dy vendeve tona me hekurudhë. Besoj që në vjeshtë të këtij viti mund të gjendet fonde për realizimin e këtij projekti”, tha Hoti

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *