Papunësia tek rina shqiptare është në shifra alarmante.
Vitet e fundit, të rinjtë janë përplasur me situatën e vëshitirë për t’u punësuar pas përfundimit të univeristetit.
Ajo që vihet re është numri i madh i të rinjëve, të cilët janë të punësuar në vende pune jashtë profesionit, dhe me paga shumë të ulta.
Sipas raportit të Indeksi i Progresit Rinor vendi ynë renditet i 48 në listën e 102 shteteve të analizuara përsa i përket një studimi të hollësishëm me qasjen e të rinjve në arsim, treg pune, jetë publike dhe ekonomike, mirëqenie, shëndetësi dhe ofrimin e mundësive.
Serbia kryeson rajonin e renditur e 39, ndjekur nga Mali i zi i 44.
Sipas studimit të kryer nga Europian Youth Capital, publikuar në fund të majit 2018, vendi performon mirë në garantimin e nevojave bazike për të rinjtë, si ushqyerja dhe përkujdesi shëndetësor, në garantimin e sigurisë, ndërsa më pak në zgjedhjet personale dhe liria, cilësia e mjedisit që e rrethon, aksesi në treg pune dhe mundësi të barabarta, përjashtimi nga grupe e lobime për jetën publike.
Ndërsa përsa i përket shtetit me mirqënine më të mirë është Norvegjia dhe më pas Danimarka.
Indeksi i Progresit Rinor rendit 102 vende në tre dimensione.
Nevojat themelore njerëzore, fondacionet e mirëqenies dhe mundësitë,me rreth dymbëdhjetë komponentë shpjegues.
Rezultatet janë llogaritur duke përdorur 60 tregues të performancës sociale dhe mjedisore specifike për popullatën rinore.
Indeksi ofron një pamje nga një vend në tjetrin për qasjen e një të riu në arsim, shëndetësi, strehim, cilësi të punës, pjesëmarrje qytetare dhe politike dhe qëndrueshmëri mjedisore.
Burimi:/Monitor/