Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku gjatë një interviste të dhënë për Fax News foli mbi programin ekonomik të Partisë Demokratike i cili sipas saj do të ulë varfërinë në vend pas një keqqverisjeje 8-vjeçare.
Sipas Tabakut ky program do të ndikojë në forcimin e shtresës së mesme, në përgjysmimin e treguesve të varfërisë dhe në dyfishimin e të ardhurave për frymë për një periudhë 10-vjeçare.
Ndër të tjera Tabaku tha se në këto 8 vite buxheti i shtetit ka qenë subjekti i vjedhjeve duke favorizuar vetëm një grup individësh.
“Sot shqiptarët janë më të varfër, kanë çmimet më të shtrenjta të produkteve, kanë çmimin më të lartë të energjisë elektrike, çmimin më të lartë të karburanteve dhe mendojmë që ekonomia do të jetë mirë po qe mirë individi, famija dhe biznesi dhe politikat sociale kanë qenë pikërisht për këtë arsye.
Ndërkohë që kemi objektiv madhor dhe qëllim madhor forcimin e shtresës së mesme, përgjysmimin e treguesve të varfërisë dhe së treti dyfishimin e të ardhurave për frymë në një periudhë 10 vjeçare. Këta janë disa tregues që i bëjnë të besojnë shqiptarët që janë ata që në qendër të programit që fiton ekonomia, që fiton individi, që fiton familja që është një shtet që do të ketë në shërbim të të gjithëve dhe jo një shtet i pak vetava siç ka ndodhur në këto 8 vite.
Buxheti i shtetit në 8 vitet e fundit ka qenë subjekti i vjedhjes më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë në historinë 30 vjeçare tranzicionit në Shqipëri. 7.2 miliardë euro thotë KLSH që mund të kursehen nga buxheti i shtetit në qoftë se nuk vidhet ashtu në përmasat e viteve të kaluar. Dhe sigurisht hapësira që ofron zbatimi i taksës së sheshtë për të formalizuar ekonominë sepse një nga pasojat kryesore që ka pasur vendimet e Ramës kanë qenë favorizuese për një grup dhe nga ana tjetër kanë nxitur informalitetin. Taksa e sheshtë do ta sjellë përsëri ekonominë në binaret e formalitetit”- u shpreh Tabaku. (B.D/Faxweb.al)