Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Profesori me pasionin e çuditshëm, kombinon veshjet me biçikletat, s’do ta besoni sa kollare ka (VIDEO)

Ka disa personazhe që ja kanë dedikuar jetën e tyre disa pasioneve, që nga shumëkush mund të cilësohen si të çuditshme. Ky është dhe rasti i profesorit Taulant Monçi i cili nuk lë rast pa bërë përshtypje me veshjen e tij.

Monçi është profesor muzike në Cërrik dhe njihet për veshjet me ngjyrat nga më të veçantat, kombinuar deri në detaje me biccikletat e tij.

I ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan profesori i muzikës zbuloi disa detaje rreth veshjes së tij. Ai tha se në garderobën e tij ka 1200 kollare, mbi 300 këmisha dhe 57 kostume, pa harruar 2 biçikletat e tij të kuqe dhe blu, të cilat i kombinon me veshjet.

“Nëna ime ka qenë rrobaqepëse dhe me copat që tepronin më qepte rroba, ku kapakët e këmishave dhe jakat ishin një ngjyrë, mëngët po ashtu ishin një ngjyrë, përparësja e këmishës ishte një ngjyrë dhe kurrizi një ngjyrë tjetër. Në ato vite unë dukesha më mirë se pedagogët. Ata që më dëgjojnë e dinë se kush jam unë. Mamaja ime kur qepte këndonte. Në ato vite për t’u futur në muzikë kishte konkurs dhe jo se ishe çuni filanit”.

“Unë deri tani në garderobën time kam 1200 kollare, mbi 300 këmisha dhe 57 kostume. Biçikletat i kam si fëmijë, janë kënaqësi e shpirtit tim prej 64 vitesh”, tha Monçi.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close