Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Profesor Fuga na prezanton me ‘personazhin’ e rradhës: S’heq dorë nga bindja se teknikët i bëjnë punët më mirë se llafollogët

Akademiku Artan Fuga është i njohur për trajtimin e çështjeve sociale, dhe herë pas here na prezanton dhe me personazhe të rinj. Që ndoshta nuk janë të gjithëditur por ama punën e tyre dinë ta bëjnë mjaft mirë.

Ky është dhe rasti i personazhit në foton e sotme, Fred Dakavellit që është një gomist në qytetin e Durrësit.

Fuga thotë se ai nuk heq dorë nga bindja e tij se teknikët i bëjnë më mirë punët e tyre se llafollogët teoricienë.

Ja ç’shkruan Fuga sot:
“Me gomistin e lagjes Plazh të Durrësit Fred Dakavelli. Pasi më riparoi gomën patëm dëshirë të dalim një foto sepse edhe ca biseda përtej profesioneve tona edhe i bëmë.
Për t’i thelluar ndofta e lamë kushedi për një kafe në ditë pushimesh.
Siç thonë : Patëm një konsultim të frytshëm dhe miqësor. Unë nuk e njihja më parë sepse “halli” nuk më kishte cuar te dera e ateliesë së tij.
Mbeta edhe shumë i kënaqur si klient.
Nuk heq dorë nga bindja ime. Teknikët i bëjnë punët më mirë se llafollogët teoricienë.
Zanatcinjtë janë shtylla kurrizore e një kombi kur kombi dëshiron ta vazhdojë rrugëtimin e tij në shekuj. Poqese ka vendosur të bëjë vetëvrasje kolektive le t’i cojë të gjithë cunat dhe gocat e veta të bëhen poetë, nëpunës, apo specialistë të shkencave politiko-analitike.
Pa punë, pa punë, pa punë.
Fredi ma hoqi gozhdën nga goma, e punoi mirë e bukur kapertonin nga brenda, dhe unë vazhdova i qetë rrugëtimin me gomën e kolauduar për bukuri e centruar perfekt.
Sa më afër profesionit, sa më afër objekteve, sa më afër procedurave konkrete, sa më të hapur ndaj transparencës së njerëzve, sa më e ndarë në pjesë puna që bën, aq më shumë njeriu është i kthjellët, i qartë, i saktë.
Nisni dhe flisni për gjëra të përgjithshme, globale, që nuk janë as profesioni juaj dhe as kanë lidhje me dijet tuaja, që i shihni nga lart dhe nga larg, dhe menjëherë nisim të delirojmë dhe flasim e shkruajmë kodra pas bregut!
Nejse, të lumshin duart Fred Dakovelli! Aty te Rrota e Kuqe e keni në Plazh!’

(E.K/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close