Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet sot me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sonte do të ketë një takim zyrtar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Trump për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell”, shkruhet në njoftimin e bërë public nga presidenca.
Thaçi dhe Grenell në takimin e sotëm do të diskutojnë me theks të vecantë për marrëveshjen Kosovë – Serbi dhe për hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjelltë më shtetin fqinj.
“Në këtë takim, Presidenti Thaci dhe ambasadori Grenell do të flasin për progresin e deritanishëm në procesin e dialogut si dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje të ndërsjellët me Serbinë dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, shkruhet në njoftim.
Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut. Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Me ambasadorin Grenell në anën tjetër është bërë e ditur se do të takohet edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë, më herët mediat në Kosovë kanë bërë me dije se kryeministri, Albin Kurti i kishte dërguar një ftesë Thaçit për t’u takuar ditën e sotme në lidhje me unifikimin e qëndrimeve sa i përket diplomacisë dhe politikës së jashtme.
Është e konfirmuar tashmë se Thaçi nuk do të takohet me Kurtin ndëra kjo hap shteg për të menduar se pritet në ditët në vijim të ketë përplasje të munshme mes dy zyrtarëve të lartë. Kjo sepse edhe gjatë fushatës elektorale, por edhe pasi dolën rezultatet nga votimet e 6 Tetorit, Albin Kurti ka deklaruar se do ta udhëheqë ai dhe jo presidenti Thaçi procesin e dialogut me serbinë, ndërsa lëvizja e kreut të shtetit tregon se nuk ka ndërmend të distancohet nga ky proces.
Ajo çfarë e bën edhe më të vështirë pozitën e Kurtit është fakti se pas takimit me Thaçin, Grenell do të takohet edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç me të cilin pritet të diskutojë pot ë njëjtën çështje, atë të marrëdhënies me Kosovën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)