Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Procesi po shkon drejt fundit, numërohen mbi 1.4 milionë vota. Partia Socialiste ruan epërsinë ndaj kundërshtarëve (Si ndahen mandatet)

Procesi i numërimit në të gjitha qendrat e votimit po shkon drejt fundit. Sipas të dhënave të raportuara nga KQZ Kanë ngelur edhe më pak se 674 QV në 8 qarqe, përjashtuar Kukësin, Dibrën dhe Gjirokastrën ku numërimi ka mbaruar dhe Vlorën ku ka ngelur dhe vetëm 1.

Teksa janë numëruar 1 412 383 vota, Partia Socialiste sipas të dhënave ruan vendin e parë me 652 394 vota, ose 48.66%.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka siguruar deri tani 527 834 vota ose 39.37%.

Forcë e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 92469 vota ose 6.9%.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve vijon të mbetet PSD e Tom Doshit me 29796 vota në rang kombëtar, ose 2.22 përqind.

Mandatet e fituara në rang kombëtar deri tani:

Partia Socialiste-73 mandate

Partia Demokratike-59 mandate

Lëvizja Socialiste për Integrim-5 mandate.

Partia Social-Demokrate-3 mandate

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.