AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Procedimi penal ndaj protestuesve, reagon Basha: Asgjë nuk e ndal PD-në dhe qytetarët

Kryedemokrati Basha ka reaguar pas precedimit penal të protestuesëve nga Policia e Shtetit.  Basha është shprehur se asnjë precedim penal nuk e ndal PD dhe protestuesit më tej ai ka shtaur se numërimi mbrapsht ka filluar për  Ramën me bandat e Krimit.

Reagimi i plotë i Bashës

Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.
Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit.
Të gjithë bandat, ajo në qeveri dhe ato në rrugë do të dalin para drejtësisë!
Unë dhe Partia Demokratike jemi të vendosur të mbrojmë me çdo mjet të drejtën për të protestuar, të drejtë që e fituam pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë!
Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur! #ShqiperiaSiEuropa

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.