Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Problemi me energjinë në Tepelenë, reagon OSHEE Gjirokastër: Janë marrë të gjitha masat për…

Fax Web raportoi gjatë mbrëmjes së sotmë se, 10 fshatra pjesë e Bashkisë së Memaliajt, Gjirokastër, prej orës 8 të mëngjesit të ditës së sotme kishin mungesë të energjisë elektrike (lexo këtu).

Lidhur me këtë ka reaguar edhe OSHEE, Rajoni Gjirokastër e cila ka dhënë shpjegime për rastin në fjalë, duke thënë se për shkak të një avarie në transformatorin e nënstacionit Krahës sot në mesditë, kanë mbetur pa energji disa zona në Tepelenë.

Sipas OSHEE Gjirokastër, pas evidentimit të defektit, janë marrë të gjitha masat për vendosjen e transformatorit të ri.

Reagi mi i plotë:

Për shkak të një avarie në transformatorin e nënstacionit Krahës sot në mesditë, kanë mbetur pa energji disa zona në Tepelenë.
Pas evidentimit të defektit, janë marrë të gjitha masat për vendosjen e transformatorit të ri që është dërguar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë.

Pa energji kanë mbetur këto fshatra: Lulezim, Krahes 1, Krahes 2, Xhaxhaj, Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Toç, Koshtan, Canometaj, Toçi Ri, Shehaj, Martalloz lab, Dhemblan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj, Dorez, Kalivaç, Leshnje, Perparim, Iliras, Zhapokike dhe Amanikaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *