Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Probleme me zemrën, Gjykata e Apelit Vlorë tregohet e ‘pamëshirshme’ me Mihal Kokëdhimën

Pavarësisht një sulmi në zemër, dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore, Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë sërish në burg Mihal Kokëdhimën.

Seanca është mbajtur mëngjesin e sotëm në Vlorë, me object rishikimin e masës së sigurisë, për Kokëdhimën, që akuzohet se dhunoi turistët spanjoll në muajin Gusht të këtij viti.

Gjyqtari që vlerësoi se Kokëdhima duhej të qendronte në burg ishte Skënder Damini, ndërsa ai akuzohet për veprën penale të ‘’Kanosjes’’ dhe të ‘’Shkatërrimit të pronës”.

Pala mbrojtëse ka kërkuar gjykim në gjendje të lirë për Kokëdhimën, sipas tyre klienti nuk është rrezik dhe nuk përbën precedent për t’u larguar nga vendi, por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga gjykata.

Kujtojmë se IKMT dhe policia e shtetit ndërmorën dhe një aksion për prishgjen e lokalit të Kokëdhimës, gjë e cila u shoqërua me revoltën e familjes, që sipas tyre ishte një hakmarrje që poi u bëhej. Vetë Kokëdhima në sallën e gjyqit, në seancën e parë, ishte shprehur se kishte mik Edi Ramën, dhe kjo deklaratë duket se i ka kushtuar shumë.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *