AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Probleme me pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e gjyqtarit të Apelit

Në dhjetor të vitit 2018 është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjyqtar i Apelit, Fatos Qato ndërsa ditën e sotme trupi gjykues i Komisioni të Posaçëm të Aplimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së.

Qato kishte bërë ankimim në KPA ndërsa ky i fundit nuk i pranoi pretendimet e gjyqtarit të cilit i janë evidentuar probleme me deklarimin e pasurisë dhe me burimin e të ardhurave.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj  relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.7/2019, datë 11.02.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatos Qato kundër vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 87, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Qato.

Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.11.2019.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *