Gazetarja e Fax News, Fiona Çela ka sjellë ditën e sotme me ane te nje interviste 2 problematikat më të mëdha të personave me aftësi të kufizuara që janë vaksinimi kundër Covid-19 dhe kushtet për votim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në lidhje me këto dy tema kanë folur Ali Plaka, zv/Presidenti i shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, si dhe Lek Bardhi, përfaqësues i Invalidëve të Punës.
Të dy ata kërkojnë që këto kategori të mos presin kur t’i vijë radha për vaksinim, por të trajtohen me përparësi, duke qenë se ata kanë plot sëmundje bashkëshoqeruese dhe janë shumë të rrezikuar nga virusi i rrezikshëm.
Për sa i përket zgjedhjeve, ata kërkojnë që t’i mundësohet infrastruktura e nevojshme në mënyrë që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Plaka solli si shembull perdorimin e disa rambove provizore, të cilat para 10-15 vitesh i mundësonin atyre të merrnin më lehtë pjesë në votime.
Intervista:
Ali Plaka
Vaksinimi? Invalidët para dhe tetraplegjik janë shumë të rrezikuar sepse kanë shumë sëmundje. Ka shumë invalidë që janë mbi 60 vjeç. I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë, t’iu japim emrat dhe të fillojmë vaklsinimin. Ne jemi më problematikë se mësuesit. Këta vuajnë nga shumë sëmundje dhe duhet të vaksinohen. Ne kemi shpresë se vaksinimi do na shtyjë të jetojmë më shumë ditë. Ka pasur shumë pak mes nesh që e kanë fituar betejën me Covid-19. Shumica kanë ikur. Ka shumë si puna ime që kanë vuajtur në shtëpia. Çdo ditë më vijnë te shoqata dhe janë të gatshëm ta kryejnë vaksinën. Janë shumë të sëmurë. Të mos bësh vaksinimin është gjynah. Ndihemi më të mbrojtur.
Zgjedhjet? Paraplegjik dhe tetraplegjik janë afro 6000 veta. Të paralizuar. Këta duhet të kenë kushtet për të votuar. Para 10-15 vitesh na i plotësoshin kushtet dhe shkonim të votonim. Kishte disa rambo provizore që ishin të lëvizshme dhe që përdoreshin për ne. Do t’i bëjmë një kërkesë KQZ-së. Nëse nuk ka kushte invalidët nuk shkojnë të votojnë. Ma kanë thënë plot invalidë. Se ccfarë përgjigje do më kthejnë nuk e di.
Lek Bardhi
Vaksinimi: Invalidët në përgjithësi, është e vërtettuar shkencërisht që është shumë vdekjeprurëse. Ne kërkojmë që të na kenë prioritet, se po na kapi ne nuk kemi shpëtim. I bëjmë thirrje autoriteteve të na vaksinojnë një orë e më para, Mundësitë e mija fizike nuk më lënë ta përballoj koronën. Mos të na lënë në radhë me njerëzit e tjerë.
Zgjedhjet: Problemi i dytë është problemi i zgjedhjeve. Ne kërkojmë infrastrukture zgjedhore. Kemi persona të paaftë për të shkuar në qendra të votimit. Të merret një vendim për ta. Nuk janë të mundshëm të shkojnë atje. Një problem tjetër është problemi shëndetësor që nuk po gjejmë asnjëherë zgjidhje. Asnjëherë në Shqipëri nuk ka mundësi një invalid të mund të heqë një dhëmb pa lekë. Rimbursim për koronën nuk ka shans. I kërkojmë një lloj mbështetjeje modeste nga shteti shqiptar, Një fare përgjigje. Infrastruktura e invalidit lë për të dëshiruar. Jemi 23 mijë invalidë. Në rreth as nuk bohet llaf. Kur mungon këtu. Kërkojmë kushtet minimale që të ndihemi pak të barabartë moralisht.
(E.H/Faxweb.al)