Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti”, Meta i shqetësuar për situatën në Kosovë: COVID-19 duhet të jetë prioriteti numër një

Presidenti i Republikës së Shqipërisë është shprehur i shqetësuar në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë pas rrëzimit të qeverisë Kurti mbrëmjen e djeshme gjatë një seance mosbesimi në Kuvend.

Meta thekson se udhëheqësit e Kosovës duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti” si dhe të mos harrojnë situatën e rëndë të pandemisë që po kalon vendi i tyre por jo vetëm.

“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës. Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqëndrohen në këtë drejtim.

Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti””, tha Meta.

 

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *