Frontina Gashi është bukuroshja nga Kosova që do të përfaqësojë shtetin e saj në Tajlandë në garën e më të bukurave të botës.
Në një rrëfim për gazetaren e Fax News Melisa Mehmetaj, tregon se gjithnjë ka besuar që do të triumfonte, pasi gjithnjë bukuria do të dalë në pah. Sa i takon përfaqësimit të Kosovës, ajo tha se është një përgjegjësi dhe emocion i madh për të, pasi do të bëjë krenare gjithë vendin e saj.
“Në Kosovë nuk vlerësohet modelingu, dhe po mendoj që të largohem jashtë vendit. Nuk kam mundur ende që të përfaqësoj një kompani jashtë vendit”, është shprehur Gashi. E pyetur nëse është pro apo kundër operacioneve plastike, bukuroshja nga Kosova tha se për momentin nuk e sheh të arsyeshme që të ndërhyjë në pamjen e saj.