Ministrja e brendshme britanike Priti Patel ka qenë dëshmitare e árrestimit të një të riu me origjinë shqiptare. Mediat britanike shkruajnë se i árrestuari është me origjinë nga Kukësi dhe quhet Alsi Vata. Ai u kap si pjesë e një operacioni masiv në të gjithë Anglinë të koduar me emrin Operation Venetic.
Vata 24 vjeç ákuzohet për shitje të ármëve luftarake e municioneve dhe shitje kòkaine dhe drògave të tjera të klasifikuara të klasit B. Operacioni Venetic i shtrirë në të gjithë Anglinë, ka mundur të árrestojë deri më tani 746 persona, sekuestrojë 54 milion stërlina, 77 ármë dhe më shumë se dy ton drògë.
Kompania EncroChat në të gjithë botën kishte 60,000 përdorues dhe 10.000 në Angli.
Grupet kri.minale përdornin të tillë telefona të cilësuar super të sigurt, për të koordinuar dhe planifikuar vra.sjet mes rivalëve, tra.fik dròge dhe pastrim parash. Siç mund dhe të shihet në fotot e mëposhtme, Vata është árrestuar pas krahëve të ministres Patel.