Në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar sot për pragun elektoral ndërsa është ndërprerë për disa orë mbledhja virtual për t’u rikthyer sërish brenda ditës, në orën 18:00 ku ju është lënë sipas kryetares së Komisionit, Vasilika Hysit kohë ekspertëve që të shqyrtojnë propozimet e bëra.
Në këtë mbledhje është diskutuar rreth kërkesës së deputetit Korab Lita, që ka kërkuar uljen e pragut elektoral në 2% ndërkohë vetëm një muaj më parë opozita parlamentare kishte kërkuar pragun 5% në njërën nga 3 kërkesat e saj që ka paraqitur për të ofruar votat për marrëveshjen mbi reformën zgjedhore.
Ndërkohë, diskutimet për këtë çështje me sa duket do të mbyllen brenda ditës së sotme, dhe në varësi të tyre edhe mund të kalojë në Komision po sot, ndërsa është Kuvendi i Shqipërisë që migration një ndryshim të tillë në dy nene të Kushtetutës, përkatësisht Nenin 64 dhe Neni 68.
Deputetët e opozitës parlamentare gjykojnë se zgjedhjet me lista të hapura “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”, port ë bën përshtypje tërheqja e tyre nga ideja e pragut prej 5% tek rikthimi i mundshëm në pragun 2 pse 3% shifër e cila u praktikua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Ndryshimet kushtetuese, njësoj si dhe reforma zgjedhore, kërkon shumicë të cilësuar, thënë ndryshe 84 vota. Partia Socialiste ka 75 deputetë në Kuvend, ndërsa në parlamentin me vetëm 122 deputetë, 3 grupimet opozitare të cilat kanë kundërshti ndaj marrëveshjes kanë 31 vota.
Alket Hyseni, Korab Lita, Klotilda Bushka dhe Ediola Braha janë 4 ralatorët që po diskutojnë për çështjen e rëndësishme të ndryshimeve Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë. Kjo e fundit ka dalë nga listat e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, por CV-ja e saj lë shumë për të dëshiruar, veçanërisht në njohuritë e saj juridike.
Pak më herë është bërë publike CV-në e deputetes, e cila ka mbaruar Universitetin në një shkollë private, që tashmë është mbyllur, dhe tashmë do të propozojë të ndryshojë Kushtetutën, pa pasur më parë një konsultim mes ekspertëve (lexo lajmin)
(F.GJ/FAXWEB.AL)