Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Priten përmbytje nga moti i keq, ministrja Xhaçka iu jep porositë e fundit prefektëve

Pas rreshjeve të denduara të shiut Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka dalë në një deklaratë për mediat.  Në fjalën e saj ministrja Xhaçka ka thënë se ka porositur të gjithë prefektët, drejtuesit e bashkive, institucioneve rajonale dhe vendore për të marrë masat për përballimin e çdo situate dhe sigurimin e kushteve normale për komunitetin.

“Janë porositur të gjithë prefektët, drejtuesit e bashkive, drejtuesit e institucioneve rajonale dhe vendore, për marrjen e masave për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me pushtetin vendor, me Ministrinë e Brendshme, Ministritë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural apo Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Komunikimi për marrjen e masave për sigurimin e ujësjellësave, për problemet që mund të shkaktohen nga përmbytjet; kontrollin e argjinaturave në b/punim me bordet e kullimit dhe shfrytëzuesit e inerteve të lumenjve; monitorimin e rrugëve dhe mbajtjen hapur të tyre për qarkullimin.

Pushtetit vendor i është kërkuar sigurimi i bashkëpunit me OSHEE për mirëmbajtjen e linjave të furnizimit me energji elektrike të komunitetit dhe në mënyrë të veçantë të furnizimit të hidrovorëve, ujësjellësave të qyteteve dhe fshatrave’ u shpreh ministrja. (J.V/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *